16 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“I di të gjitha”! Meta me tone të ashpra: Rama ka shitur lojën, ja dy gjërat që do t’i nxjerr pas 25 prillit

by News Albania
08/10/2020
in Aktualitet, Politikë
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti Ilir Meta akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi dy çështje thelbësore, që sipas tij, rëndojnë mbi shqiptarët.

Meta tha se e para është deklarata e Ramës në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se pas disa vitesh Shqipëria dhe Kosova do të kenë President të përbashkët, duke thënë se me këtë deklaratë ai tregoi se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk duhet të njihet.

Më tej, Meta theksoi se edhe hapi i Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës ishte për të defaktorizuar Kosovën në proces negociatash.

“Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha. Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet, sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë? E dyta, çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi Presidenti.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

14/11/2025
Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

14/11/2025
Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

14/11/2025
Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

14/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In