20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

I dënuar për korrupsion, Nexhmi Balla bën kërdinë me tendera duke u fshehur pas dy grave/ Ja me kë i ndan paratë

by News Albania
31/01/2021
in Kronikë
0
170
VIEWS
Share on Facebook

I dënuari për korrupsion Nexhmi Balla bën kërdinë me tendera duke u fshehur pas dy grave, ja më kë i ndan paratë tona

‘Ujku i vjetër’ i aferave Nexhmi Balla, biznesmen i brumit dhe bulmetit pasi u dënua nga Krimet e Rënda për afera me zyrtarë të shtetit, vijon avazin me kompaninë NELSA duke përlarë tendera të dyshimtë, fshihet pas dy grave për t’i shpëtuar ligjit
Historia përsëritet. Të dënuarit për korrupsion me tendera, pas ndëshkimit nga drejtësia për pazare me zyrtarët e korruptuar, kalojnë kompaninë në emër tjetër dhe vijojnë avazin e vjetër.

Biznesmeni i brumit dhe bulmetit, Nexhmi Balla, i dënuar nga Krimet e Rënda për korrupsion me ‘ustallarët’ e aferave në krye të burgjeve, vijon të marrë para publike nga të njëjtat duar zyrtarësh. Nexhmi Balla ka themeluar kompaninë ‘Nelsa’ me prodhim brumërash, import-eksport dhe tregtim të artikujve ushqimorë, blegtoralë, hotele, ndërtim, skrap, shkrirje metalesh etj.

Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Nexhmi Ballën me 3 vite burg për korrupsion me ish-drejtorin dhe ish-nëndrejtorin e burgjeve Artur Zoton dhe Iljaz Labin.

Nexhmi Balla, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani kishin krijuar një skemë korrupsioni me krerët e burgjeve, ku paracaktonin veten si fitues të tenderave, ndërsa fitimet i ndanin sipas rolit në këtë aferë.

Në këtë rast drejtësia veproi, por vjedhja nuk është ndaluar. Katër muaj pasi u dënua, Nexhmi Balla ia kalon kompaninë në letra të besuarës së tij, Lizeta Ballës, pasi ligji për prokurimet e ndalon që një i dënuar të marrë pjesë në tendera.

Për t’i shpëtuar kësaj pengese ligjore, Balla ndërmerr këtë manovër. Më pas, vetë Lizeza Balla, për të humbur edhe më tej gjurmët, ia kalon kompaninë në letra Elsa Kamberit. Kjo e fundit është gjithashtu e besuar e Ballës, pasi ka qenë administratore e kompanisë para se të dënohej Balla.

Në këtë mënyrë, Nexhmi Balla, duke u fshehur pas dy grave, ka vijuar të marrë tendera në të njëjtën formë. Arsyeja se pse kjo kompani duhet të monitorohet ka të bëjë me faktin se ofertat e saj fituese kanë një diferencë modeste me fondin limit, çka krijon dyshime se fitimi ndahet mes Ballës dhe zyrtarit që jep tenderin, apo ndërmjetësit.

Nuk ka dyshim se në Shqipëri nuk merret tender pa ‘votuar’ tek pushtetari apo sekseri, por risku më i madh është tek personazhet që janë certifikuar si të korruptuar, pasi siç thotë populli ‘vesi del me shpirtin’.

Vetëm disa ditë më parë, NELSA ka marrë tendera nga Qendra Komunitare në Shkozë, Bashkia Përrenjas, drejtoria e Shërbimit Spitalor Bulqizë etj. Mbi 40 tendera i ka marrë vetëm nga bashkitë vitet e fundit, sidomos nga Erion Veliaj dhe Baskia e Burrelit.

Lidhjen më të fuqishme klienteliste Balla e ka në Burrel, pasi në këtë qytet ka lidhur 21 kontrata nga drejtoria e shërbimit spitalor. Arsyet se pse është fokusuar në Burrel do t’i zbardhim në vijim, duke ndjekur paratë e zyrtarëve lokalë në Mat./Pamfleti

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In