I DËNUAR ME 25 VITE BURG/FIERAKU ‘PAKETOHET’ PËR NË ITALI
Interpol Tirana eks-tradoi sot në drejtim të Italisë një 40-vjeçar nga Fieri, i cili rezulton të jetë i dë-nuar me 25 vite burg në Itali për vepra të rënda penale.
Viron Tavanxhiu u nis sot në drejtim të Italisë pasi në emër të tij ka një vendim të gjykatës së Milanos, sipas të cilit ai duhet të kryejë 25 vite bu-rg për vepra penale si “vra-sje”, “vra-sje e mbetur në tentativë” dhe “ar-më mbajtje pa leje.
Por, krahas Italisë, Tavanxhiu ka kryer edhe në Shqipëri shkelje duke marrë në vitin 2017 një dënim për “falsikim” nga Gjykata e Korçës.
Njoftimi i policisë
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite bu-rg, për veprat penale ”Vra-sje”, “Vra-sje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e arm-ëve lufta-rake”.
40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj bur-gim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.