Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York me pasojë vdekjen e një çifti shqiptar.
Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa njëra është përmbysur dhe personat që ishin brenda kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.
Gruaja ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshori rrugës për në spital. Dy viktimat banonin në Bronx.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
