Dashi
Mundohuni që të mos i dilni kundër dikujt, pasi keni shumë gjëra për të
menduar dhe acarimi i mëtejshëm nuk do ju sjellë asnjë përfitim. Prisni që
situata të bëhet më e qartë, para se të bëni një zgjedhje. Dielli do të ketë
ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë të qartësoni disa situata.
Demi
Thuhet shpesh se energjia ushqehet me emocione të forta. Situatat që
kërkojnë guxim janë të shkëlqyera për të kuptuar emocionet. Ky është çelësi për
të kuptuar ditën përpara.
Binjakët
Do të jeni të fokusuar maksimalisht në realizimin e disa detajeve të
domosdoshme lidhur me një projektin tuaj. Mundohuni që të jeni sa më
profesionistë. Mos i lini pas dore ndjenjat!
Gaforrja
Nuk keni asgjë për tu shqetësuar dhe shumë punë për të bërë në vazhdim ku ju
presin edhe shpërblimet e duhura. Mos lejoni që ndryshimet në pozicionin e
Diellit të ndikojnë në mendimet tuaja në mënyrë negative.
Luani
Sot duhet të jeni të qetë dhe të gatshëm për gjithçka, pasi dita ndikon
negativisht në kontaktet dhe komunikimet tuaja.
Virgjëresha
Nëse keni mbyllur një histori të rëndësishme vitin e kaluar, tashmë nuk
duhet ta përqendroni vëmendjen tuaj vetëm në punë. Nëse jeni të lirë, hapeni
zemrën ndaj historive dhe njohjeve të reja pa u ndjerë në faj. Dita do të jetë e
mirë për të rikuperuar gjendjen psiko-fizike.
Peshorja
Sot do të jetë një ditë shumë e mirë për ju. Do të lini pas të kaluarën dhe
do të fokusoheni më shumë tek e ardhmja. Duke qenë se jeni marrë tashmë prej
shumë vitesh me një projekt, ju jeni specializuar në atë fushë.
Akrepi
Do të jeni të detyruar që të bëni një pjesë të punës së bashkëpunëtorëve
tuaj, vetëm që të merrni rezultatet e dëshiruara brenda një kohe të shpejtë.
Kjo gjë do ju bëjë mjaft nervozë dhe do ju vendosë nën trysni, kështu që
mundohuni që të mos e shfryni tensionin në dashuri.
Shigjetari
Jeni në prag të një faze më pozitive, por kjo po ashtu do të jetë një fazë
në të cilën duhet të jeni më të kujdesshëm edhe ndaj personave të tjerë me të
cilët keni të bëni. Nevojat e tyre dhe nevojat tuaja duhet të përafrohen.
Bricjapi
Sot është një ditë shumë e mirë për ju, pasi do të jeni në gjendje të
përqendroheni dhe të shihni me më shumë pjekuri dhe realizëm gjithçka që ju
shqetëson.
Ujori
Do të riktheheni të jeni sërish shumë të fortë dhe të pavarur dhe gjithçka
prej faktit se intuita juaj ju ka lejuar që të fitoni disa sfida. Në dashuri
gjithsesi duhet të mundoheni të jeni më pak xheloz ndaj partnerit/es tuaj.
Peshqit
Kjo e ditë do të jetë shumë e rëndësishme për të forcuar disa negociata të
javëve të fundit. Jini të drejtpërdrejtë dhe mos lejoni askënd që t’iu cënojë,
sidomos në një projekt të rëndësishëm për karrierën tuaj. Yjet sugjerojnë që të
jeni më prezent në familje dhe në raportin në çift.