U mendua se Liverpool kishte hedhur pas krahëve mini-krizën e fillimit të kampionatit, por duket se ishte thjeshtë një iluzion fitorja me Bournmouth.
Sot të kuqtë e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp mundën 2-1 me Newcastle, por goli erdhi vetëm në fund.
“Qymyrxhinjtë” e panë veten në avantazh në fundin e pjesës së parë pas golit të afrimit më të fundit Isak. Në pjesën e dytë, The Reds do barazonin me Firmino, Carvalho në limite do nderonte vendasit.
Sakaq, 1-1 përfundoi edhe West Ham-Tottenham.