Hetimi i 5 grave të kthyera nga Siria, Armand Ali me tone të ashpra: SPAK të hetojë dhe 2 policët e Tahirit bashkë me noterin falsifikator të firmës së gruas së Shkëlzen Dumanit (Allahu e mëshiroftë)
Ish-Imami i Unazës së Re, Armand Ali ka kërkuar ditën e sotme të dy ish-policëve të kohës së ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, të cilët ndihmuan Shkëlzen Dumanin të kalonte kufirin me dy fëmijët e tij pa lejen e gruas.
Në fakt në këtë skemë ka ndihmuar dhe një noter, i cili sipas Alit, ka falsifikuar firmën e gruas së Shkëlzen Dumanit, për t’i dhënë leje për marrjen e fëmijëve.
Prandaj, Armand Ali i bën thirrje SPAK që krahas hetimit të 5 grave të riatdhesuara nga Siria, të fillojë të hetoje edhe dy ish-policët dhe noterin.
“Meqenese SPAK qe heton antikorrupsionin do filloje urgjentisht hetimin ndaj 5 grave te sapo kthyera nga Siria, ne keto hetime duhet te perfshine patjeter edhe dy policet e aeroportit te Rinasit ne vitin 2014 te cilet mundesuan kalimin pa probleme te Shkelzen Dumanit (Allahu e meshirofte) dhe dy femijeve te tij. Emrat e tyre i kane ne dosjen e famshme te “xhihadisteve” por as prokurorja “e hekurt” Imeraj dhe as turpi (trupi) gjykues nuk i thirren e as nuk i permenden gjate gjithe seancave gjyqesore.
Madje SPAK duhet te hetoje edhe se kush ishte ai noter i cili pregatiti dokumentin e nevojshem me firmen e bashkeshortes se Shkelzenit sipas se ciles jepej leja qe ata dy femije te udhetonin jashte Shqiperise vetem me babain e tyre.
SPAK duhet te hetoje faktin se perse u denua Orion Reçi vetem pse Shkelzeni fjeti nje nate ne shtepine e tij bashke me dy femijet por nuk u denua as ai noteri i famshem dhe as dy policet e Saimir Tahirit qe ndihmuan ne kete histori”, shkruan ish-Imami i Unazës së Re, Armand Ali.