Hamasi kundërshtoi propozimin e Izraelit për një armëpushim njëjavor në këmbim të 40 pengjeve duke thënë se negociatat do të fillojnë vetëm pasi të fillojë një armëpushim i vërtetë.
Ndërkohë, votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën është shtyrë sërish për sot.
”Të paktën 36 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në bombardimet e djeshme izraelite në Rafah dhe Khan Yunis”, sipas burimeve palestineze.
Tre ushtarë të tjerë izraelitë u vranë.
IDF thotë se është në një “fazë të rëndësishme të luftës, në zona të reja” të Rripit.