Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se pritet që në Shqipëri në muajt në vijim të ketë një rritje të kredive të këqija. Sipas Sejkos, në 2020 nuk u rritën këto lloj kredish për shkak të masave të marra dhe afateve, por me përfundimin e këtyre të fundit në 2021 ato do të rriten.
Ai thotë nga ana tjetër se edhe në skenarin më të keq të rritjes së kredive të këqija, sistemi bankar është i shëndetëshëm, ndërkohë që momentalisht ato janë në nivel të ulët.Sejko sqaron se tashmë ekonomia shqiptare do të varret nga masat shtrënguese dhe zgjatja e pandemisë.