Tërmeti i fortë i Nëntor 2019 i cili tundi vendin dhe me pasoja të rënda në banesa e jetë njerëzish preku dhe Bubqin e Krujës. Ndihma qeveritare si dhe donacionet nuk munguan për këtë situatë emergjente në zonën e Bubqit. Dëmet në infrastrukturë dhe shtëpi banimi si pasojë e fatkqesisë natyrore ishin të mëdha. Pas një periudhe relativisht paksa të gjatë dhe për shkak të frenimit të punëve nga Pandemia në Bubq ka nje pamje tjetër sot në rikuperimin e dëmeve. Kanë përfunduar 7 apartamente si dhe komleksi i banesave në numër afërsisht mbi 76. Gjithashtu po ndërtohet godina e re e qendrës administrative Bubq si dhe Qëndra Shëndetësore. Përfundimi i këtyre ndërtimeve si dhe procesi në vijim i punimeve të tjera tregojnë një pamje tjetër në këtë zonë. Bubqi gradualish po lë pas krahëve situatën e rënduar të tërmetit shkatërrues.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka