Ndryshim masash! Në Greqi lejohen udhëtarët pa test vaksinimi, vetëm me çertifikatë.
Rregullat për të hyrë në Greqi kanë ndryshuar. Tashmë ata që duan të futen në territorin grek, që pas 7 shkurtit duhet të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, deklaroi ditën e sotme se hyrja në vend për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të bëhet pa testim të detyrueshëm, shkruan ‘Cnn.gr’.
Deri më tani, rregull në shtetin fqinj ishte se udhëtarët duhej të kishin një test negativ ose në të ishin diagnostikuar negativë në një test të shpejtë brenda 24 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi.
Për ata që nuk janë vaksinuar vlen ajo që ka ndodhur deri më tani, gjegjësisht duhet të testohen.