Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61 vjeçari.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një person ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e traktorit dhe mjeti është përmbysur.
Mësohet se viktima Feruzan Zeneli ishte duke u kthyer për në shtëpi, pasi sapo e kishte rregulluar mjetin e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.