Në seancën që do të zhvillohet sot për gjyqin për Gërdecin, është paraqitur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008.