Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka deklaruar se ekzistin mundësia që ish-ministri Saimir Tahiri të kthehet pranë PS-së.
E ftuar në ‘Protokoll, Gjylameti, u pyet nëse do të pranohet të rikthehet në fushatë Tahiri dhe deputetja tha se kushdo që del i “pastër” para drejtësisë është i mirëpritur.
“Besoj që gjithkush që bën pjesën para ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton tu tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD,”- tha Gjylameti.
Sot Gjykata e Lartë kaloi për gjykim dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, por ende nuk dihet kur do të nisë procesi gjyqësor.