Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.
TIRANË
Është regjistruar sot në gjykatën e Tiranës, partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike të drejtuar nga Topalli.
Vendimi u shpall ditën e sotme, më datë 23.11.2020, në kryeqytet.
Vendimi u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.