Një efektiv i Policisë së Gjirokastrës ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi ka tentuar të neutralizojë një person që kërcënonte familjarët e tij.
Mësohet se polici është qëlluar me thikë në gjoks dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, identiteti dhe gjendja e shëndetësore e policit të plagosur nuk bëhet me dije.
Dyshohet se agresori është me probleme mendore. Kanë qenë familjarët e agresorit ata që kanë kanë kërkuar ndihmën e Policisë.