Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani. Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli. Megjithë karantinën e testet, shqetësimi mbetet.
Si do dukej filmi “I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot. A do të bëhej dot një film klasik i historisë së kinemasë? Prej javësh bota e filmit në Gjermani diskuton për shkak të masave të pandemisë, se si të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e Lockdown, por praktikisht ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit. ( D.D)
