religjion:
LAJTHIZE, fshati me dy familje, emigrantet ndertojne kishen!…
(Edhe pse në Lajthizë kanë mbetur vetëm dy familje, dje ishin mbledhur nga shumë anë për të inauguruar kapelën e varrezave në këtë fshat.
Kjo u mundësua nga bujaria e familjes së Frrok Margjinit, në mënyrë të veçantë djalit të tij emigrant në Itali Gjergj Frrok Margjinit.
Dje ishtë një moment i bukur shpirtëror dhe vllazëror. Pasi dëgjuam Fjalën e Hyjit e u ushqyem me Korpin e Gjakun e Krishtit, bekuam edhe varret. Pas kësaj kulla e Frrok Margjinit u hap për të gjithë pjesmarrësit për të kremtu edhe me një cakërrimë gotash këtë ngjarje.
Ndërmjet fjalimesh të bukura e shpotishë oroshiane kaluam çaste të bukura në atë vend që ngjyrat e vjeshtës e kishin bërë si një parriz të vogël, aty ku Mirdita bashkohet me Kukësin (Arrën) e me Dibrën (Pregjë).
(burimi: Dioqeza Rreshen)