Një person i pa jetë është gjetur në Qerret të Kavajës. Trupi është gjetur 200metra larg nga bregu i detit.
Sipas burimeve dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë mbytja në ujë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.