Gazetarja investigative Lindita Çela ka deklaruar se paratë e pista po investohen në resortet luksoze në jug të vendit.
E ftuar në “Ekonomi Plus” me gazetaren Klaudja Karabolli, Çela tha se nuk përjashtohet mundësia që personat të cilët investojnë në Jugun e Shqipërisë, janë oligarkë.
Përsa i përket Tiranës, Çela tha se në kryeqytet, lejet e ndërtimit jepen brenda një dite. Ajo tha se në pastrimin e parave janë përfshirë edhe dyqanet e luksit të vajzave të showbizit në vend.
“Paratë e pista po investohen jo vetëm në ndërtim në Tiranë por edhe në resorte luksoze në jug të vendit. Në Tiranë lejet e ndërtimit përfitohen brenda një dite. Nuk përjashtohet mundësia që të jenë oligarkë. Në ndërtim injektohen paratë kryesiht, por jo vetëm, edhe në call center.
Në rajon personat e përfshirë janë dënuar ndërsa në Shqipëri vazhdojnë aktivitetin të lire. Mund të nisë edhe që nga bizneset që nuk shesin asgjë, si dyqanet e luksit të vajzave të showbizit. Mjafton të kalosh aty dhe kupton se nuk ka asnjë lloj xhiroje dhe normalisht janë kthyer në një menyrë të suksesshme të pastrimit të parave,”- tha Çela.