Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet dhe vlerësimet e vitit “Vangjush Gambeta” per vitin 2021. Një event i pervitshëm kthyer tashmë në traditë për Unionin. Në morinë e vlerësimeve për përkushtimin e gazetarëve në Shqipëri Maqedoni e Kosovë spikati dhe gazetarja “rrebele” e Vlorës Jerola Ziaj. Ajo eshtë një gazetare shumë aktive guzimtare dhe profesionise. Publikimet e saj ne media rreth problematikave te tokave në bregdet bëri të mundur të zgjojë nga gjumi organet ligjzbatuese për të shkuar drejtësia tek zyrtarë të korruptuar. Ishte ajo që mori guzimin profesional dhe qytetar duke bëre prezent në opinionin publik aferat e zyrtarëve në batërdinë e grabitjeve të tokave në bregdet. Duke parë kete kontribut të saj si gazetare si dhe gjithë angazhimin e saj serioz në media Ziaj u vlerësua me çmimin “Raportimi më i mirë i vitit” Tre muaj më parë një tjetër gazetare vlonjate shumë e angazhuar dhe kurajoze Afrovita Hysaj u vlerësua nga Unioni me çmimin e karierës “Aristidh Kola”.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka