Presheva pjesë e diplomacisë shqiptare/ Erdhi si gazetar nga Bujanoci, Cakaj emëron Valon Gashin këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër
Gazetari Valon Gashi, nga komuna e Bujanocit, i diplomuar për gazetari në Universitetin Tiranës, pas punës 10-vjeçare në televizionet publike të Bujanocit dhe të Tiranës është emëruar diplomat në Bern të Zvicrës.
Tashmë edhe Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë aktive e diplomacisë shqiptare. Si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rolin e Luginës së Preshevës në diplomaci, Gashi është emëruar këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.
Lajmi është bërë me dije nga Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i cili e quan këtë një lajm të mirë, për të cilin ka falenderuar edhe ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.