Një javë më parë në Komunën e Parisit në Tiranë u ekzekutua me armë zjarri Hekuran Billa, biznesmen i njohur në kryeqytet.
Billa me një të shkuar të pasur kriminale, u ekzekutua rreth mesnatës dhe dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me krimin e kryer nga ana e Billës në Angli në 2006, ku ekzekutoi një të ri me plumb në kokë.
Për këtë krim u dënua me burgim të përjetshëm, por u lirua nga drejtësia shqiptare.
Mbrëmë në “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Hekuran Billa ka pasur njohje dhe shoqëri të ngushtë me dy nga këngëtarët e rrepit më të njohur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Stresin (Arkimed Lushaj).
Noizy, përflitet se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me viktimën, njohje e cila ka nisur në Angli dhe vazhdonte edhe gjatë dënimit, ku reperi e vizitonte Billën në burg.
Ndërsa Stresi e ka treguar vetë njohjen me viktimën me anë të një postimi në Instagram ku e quante atë mik dhe ngushëllonte familjen për humbjen. DD.V.M