Nëse autoritetet bullgare pranojnë ndryshimet e qeverisë maqedonase atëherë negociatat e Shqipërisë me BE mund të hapen në “tryezën speciale të paplanifikuar”.
Për të mos humbur kohë “drita jeshile” për Shqipërinë pritet të jepet në Samitin e ardhshëm të NATO-s e cila mbahet në Madrid më datat 29-30 qershor. “Kjo do të jetë mundësi e artë për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane”. Kështu bën të ditur një burim ndërkombëtar diplomatik i cili u deklarua në kushte anonimiteti për shkak të çështjes delikate. Samiti i NATO-s në Madrid do të shfaqë dislokimin më të madh të policisë në historinë e Spanjës dhe do të mbledhë në një tryezë të përbashkët 44 liderët botërorë.
Parlamenti në Bullgari vendosi të heqë veton duke i ndezur dritën jeshile BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.