Qindra emigrantë që punojnë në vijë të parë në përballjen me pandeminë e koronavirusit do të shpërblehen nga shteti francez duke përfituar nënshtetësinë.
Ministria e Brendshme franceze i bëri thirrje emigrantëve që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19 të aplikojnë për natyralizim të përshpejtuar.
Më shumë se 700 emigrantë tashmë e kanë përfituar nënshtetësinë, apo janë në fazat e fundit të procedurave.
Pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të sistemit shëndetësor, sanitarë dhe punonjës në dyqane.
Punonjësit e sistemit shëndetësor janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit në mbarë botën, ku shumë prej tyre, mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën gjatë kësaj beteje.