28-vjeçarja Lorena Medina tha që dyshja kishin pasur një marrëdhënie seksuale prej disa orësh, pasi ylli televiziv Essex kishte ndejtur në shtëpinë e këngëtares për plot 13 orë, dhe ishte parë të hynte në apartament në orët e para të mëngjesit.
Rita Ora, Joye Essex dhe Lorena Medina.27 Prill, 2020 14:17
BRITANI– Ish e dashura modele e yllit televiziv britanik, Joey Essex, Lorena Medina ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes së saj, pasi zbuloi se ai kaloi një natë të egër me këngëtaren shqiptare Rita Ora.Këngëtarja, Rita Ora dhe Joey Essex.
28-vjeçarja Lorena Medina tha që dyshja kishin pasur një marrëdhënie seksuale prej disa orësh, pasi ylli televiziv Essex kishte ndejtur në shtëpinë e këngëtares për plot 13 orë, dhe ishte parë të hynte në apartament në orët e para të mëngjesit.Këngëtarja, Rita Ora dhe Joey Essex.
Ajo i tha The Sun të Dielën: “Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të kisha fëmijë me Joey. Ne biseduam për martesën pothuajse çdo ditë. Ne ishim të çmendur dhe pasionantë. Unë u dashurova me të dhe u transferova në Angli menjëherë pas shfaqjes. Ishte gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë. “
Por, që pas tradhtisë me këngëtaren shqiptare Rita Ora, modelja Lorena Medina i ka dhënë fund lidhjes me Joey Essex. Ajo është shprehur se nuk e imagjinonte se pas kësaj tradhtie mund të fshihej Rita Ora. Megjithatë, edhe më heret këngëtarja shqiptare është përfolur për një lidhje me Joey Essex.
Burimi: The Sun