Bëri xhiron e rrjetit si simbol i situatës në Afganistan, nusja që bojaxhiu mbuloi në Kabul është modelja e njohur shqiptare.
Dy ditë më parë fotoja e një bojaxhiu që po fshinte reklamt në një sallon nusërie, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin po bën xhiron e botës.
Por ajo çfarë nuk u pa nga kjo foto është se njëra nga nuset që qëndronte në vitrinën e parukerisë është një modele shqiptare. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosajn.
Modelja me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se fotoja ishte realizuar në Turqi disa vite më parë, e kështu ka përfunduar edhe në Afganistan.