Një aksident ka ndodhur para një karburanti në Lezhë teksa tre të lënduar kanë mbetur nga përplasja e dy mjeteve dhe një motori.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.
Ndërkohë siç shihet dhe nga foto zona e aksidentit është rrethuar dhe Policia është në vendin e ngjarjes.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor, nga të cilët gruaja është më rëndë për jetën dhe është në spitalin e Lezhës, si dhe një këmbësore e rastësishme.