Policia e Shtetit ka nisur paraditen e së martës një kontroll në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Njëri prej anëtarëve të kampit deklaroi se “një person u vra nga policia brenda kampit”. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse ka të vdekur apo plagosur.
Urdhri i kontrollit është lëshuar nga Gjykata e Posaçme. Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.
7Muxhahedinët janë opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit.