Vajza e mitur e 71-vjeçarit Lefter Zhidrut, i cili u vra nga RENEA në 24 shtator, ka treguar raportin që ajo kishte me të atin e saj.
Për emisionin “Pa gjurmë” ajo tha se ai nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj saj apo bashkëshortes. Gjithashtu 14-vjeçarja tha se ishte ajo që e thirri policinë ditën e ngjarjes.
“Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte çfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv, por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën. Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën”, tha vogëlushja.