Tema kryesore e ditëve të fundit, ka qenë zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, ku edhe analisti Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin “Shock”, ku është shprehur se me fitoren e e tij Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të sotme dhe të nesërmen, por në fund do të dalë i humbur.
Sipas tij, opozita e Berishës ia rrezikon më shumë pushtetin Edi Ramës, se opozita e Bashës, edhe pse nuk do të mundet ta rrëzojë nga pushteti.
“Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të gjitha s’ka çfarë fiton me betejën e tij. Fitorja e dytë e madhe është mobilizimi i madh përballë Edi Ramës. Në fund do jetë humbësi i madh, pasi edhe nëse e zbret PS nën 70 mandate, askush nuk do të dojë të bëjë koalicion me të. Mendoj se do ketë betejë shumë të ashpër me Ramën”, kështu është shprehur Baton Haxhiu.