Fieri rikthehet vatër e covid-19, shtohen rastet.
Fieri është rikthyer në të qënit një prej zonave më problematike për sa i përket koronavirusit në vend pas rasteve të shtuara të ditëve të fundit.
Siç bën me dije ISHP, gjatë 24 orëve të fundit në këtë rreth janë konfirmuar 2 raste të reja pozitive.
Bëhet fjalë për një polic nga Libofsha e Fierit si edhe një tjetër person nga fshati Peshtan. Fieri aktualisht ka 37 raste aktive duke qenë në listën e rretheve problematike sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus. DdVm