Nga Evis Dhima Sema:
“Tri herë opinga rrahu dheun,
Sikur kërkoi leje prej tij,
Pastaj shamia palët ndehu,
Me qetësi e madhështi,”
me këto vargje Kadareja do të ngrinte monumentin më të gjallë thelbësor të valles burimore shqiptare,shenjës që nuk zhbëhet të traditës dhe shpirtit shqiptar.
Identiteti i një kombi ka dëshmi gjithëshekullore,me rrënjë në folkun tonë magjepsës ,që me pasion ,përkushtim dhe me admirim brezat e trashëgojnë prej të parëve dhe do t’ua besojnë pasardhësve.Këtë vulë kishte dhe Festivali Folklorik i Valles Burimore ,mbajtur në qytetin myzeqar të Lushnjes,si një urë që lidh të shkuarën me të tashmen e të ardhmen.Qarku i Fierit mori pjesë me disa interpretime folklorike dhe zgjoi admirimin e duartrokitjet e pjesëmarrësve interpretimi pasionant i valltarëve të Valles dyshe të burrave.Mjeshtëria e Kujtim Senkës dhe Arben Priftit m’i solli në kujtesë vargjet e Kadaresë bashkë me çmimin e karrierës dhe certifikatën e mirënjohjes ,marrë nga Sako Murati i grupit të Fier-Sheganit.
Gjithë aktiviteti kishte vlerën e një përvoje kulturore,emocionale,
shpirtërore dhe identitare.