Fier: Ushtroi dhunë mbi bashkëshorten më pas dogji shtëpinë, arrestohet.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.