TE DASHUR MIQ!
Doja te ndaja me ju nje LAJM TE MIRE per mua dhe familjen time!..
Para rreth dy javesh, ju njoftova se isha i infektuar nga Coronavirusi i ri SARS/COV-19.
Diten e sotshme, pergjigjia e tamponit te dyte te rikontrollit, ashtu sikurse edhe tamponi pararendes ( pra dy ne vazhdim ), ishin NEGATIVE, qe do te thote se ne rruget e mia te frymemerrjes, nuk gjendet me prania e virusit…
Kjo nuk do te thote, se une jam sheruar krejtesisht, mendoj se kam kaluar periudhen me te rrezikshme te semundjes.
Tashme jam duke u perballur me komplikacionet e ketij infeksione ne mushkeri dhe organet e tjera… Besoj se me ndihmen e Zotit dhe mbeshtetjen tuaj, do t’i kaloj edhe keto dite, ju siguroj jo te lehta!…
Ju falenderoj te gjitheve qe me menyrat tuaja, me keni qendruar prane, moralisht dhe jo vetem!..
Shpresoj se shpejti, te perqafohem nga afer me seicilin prej jush qe do kem mundesi!
Ju jam mirenjohes!