Më tepër sesa vlerësim është një nder, krenari, detyrim dhe obligim për t’u shprehur falenderime veteranëve të luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare, pasardhësve të tyre, të Dëshmorëve të Atdheut dhe atyre që me përkushtim ruajnë dhe transmetojnë tek brezat e rinj këtë vlerë të padiskutueshme historike.
Me çertifikatë mirënjohjeje vlerësova sot dy prej të paktëve veteranë të luftës që kemi ende mes nesh, Antigoni Hodo dhe Jashar Tahiraj, të cilët na kujtojnë përherë me praninë e tyre, se vlerat e një njeriu janë të skalitura në veprat e tij dhe vlerat e një kombi tek shtetasit e tij.
Vlerësim gjithashtu edhe për Foti Rista, Lumturi Qoku, Ylli Hamzo, Vasil Sinani, Qazim Xhulaj, Niketa Jano Goxhaj, Kosta Dimo, Selfo Allka, Demir Korita, Genci Pina, Edmond Strati, Kozma Ndoni, Jashar Tahiraj, për kontributin e rëndësishëm në njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e vlerave të patjetërsueshme të kësaj periudhe të lavdishme të popullit shqiptar tek brezat e rinj.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)