Gjatë L. II. Botërore, populli i Fierit, kontriboi fuqishëm në rezistencën antifashiste duke i dhënë asaj 1900 luftëtarë të formacioneve partizane nga të cilët 447 prej tyre ranë dëshmorë.
👉Si sot 77 vjet më parë…
Mëngjes -15 tetor 1944-
Nisi sulmi final i Ushtrisë Nacional- Çlirimtare Shqiptare për çlirimin e Fierit. Të goditur nga të gjitha anët prej formacioneve partizane të Grupit të III Fier-Mallakastër dhe Brigadës XVI, të garnizoni gjerman nisi tërheqjen, duke vijuar edhe me shkatërrimet e një sërë objekteve të paracaktuara për t’u hedhur në erë. Në listen e objekteve të shkatërruara ishin edhe dy urat e qytetit mbi lumin Gjanicë, ura mbi lumin Seman e Vjosë, si dhe centrali elektrik i qytetit. Në këto kushte e gjeti dita e çlirimit qytetin e Fierit.Në ndjekje të gjermanëve, rreth orës 17. 00 të pasdites, forcat partizane u futën në qytet.
Ky ishte momenti i triumfit dhe Lirisë!
Sot është detyra jonë që këto fitore dhe sakrifica t’i ruajmë e t’i përçojmë ndër breza, nëpërmjet përjetësimit në memorjen historike shqiptare.
🇦🇱Gëzuar 15 Tetorin Fieri!
🇦🇱Gëzuar Ditën e Çlirimit!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)