Kreu i bashkisë Fier Armando Subashi lajmëron zyrtarisht se familjet me të ardhura të pakta do të ndihmohen me mbështetje financiare. Në faqen e tij zyrtare Subashi shkrusn: “Një lajm i mirë për të gjitha familjet me ekonomi të brishtë dhe që kanë fëmijët në shkollë.
Këshilli i Ministrave sapo ka miratuar propozimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të, duke zgjeruar kështu skemën e librave falas.
Nxënësit romë dhe egjiptianë, sikurse nxënësit me aftësi të kufizuara apo nxënësit përfitues të asistencës sociale – grupe tashmë të përfshira ne skemën e librave falas – kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.
Kësaj skeme përfituese i shtohen të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta.”- perfundon lajmërimi zyrtar. Perg: VM