FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH/ JA LISTA E KËNGËVE PJESËMARRËSE NË EDICIONIN E 59-TË
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e korona*virusit, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar, ka vijuar me aktivitetin e saj duke shpallur listën me këngët e pranuara, për të marrë pjesë në festival.
Komisioni për pranimin e këngëve është i përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa.
Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e dërguara në RTSH, u vendosën që 26 këngët që do të marrin pjesë në festival, të jenë si më poshtë:
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Ëendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena