19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Fatos Daci: Ndërroi jetë dibrani Velo Cfarku me kontribute të shquara në gazetari dhe arsim

by News Albania
30/08/2020
in Sociale
0
58
VIEWS
Share on Facebook

NDËRROI JETË VELO CFARKU, INTELEKTUALI ME KONTRIBUTE NË GAZETARINË DIBRANE DHE NË ARSIM

Sot, dita nisi me një lajm të keq. Në inboxin e gazetës sonë erdhi një mesash nga Andi Selaj, nipi i Velo Cfarkut, i cili na bën me dije, se shoku dhe miku ynë Velo, intelektuali me kontribute të shquara në gazetarinë dibrane, kishte ndërruar jetë! Dhimbje dhe keqardhje.
Me këtë rast familjarëve të tij-bashkëshortes, djemve, vajzave, farefisit dhe të afërmve të tij, ju përcjellim ngushëllimet e sinqerta për humbjen e njeriut të tyre dhe i sigurojmë, se e ndajmë dhimbjen me ta.
Velo Cfarku ishte vërtetë intelektuali i kohës. Rrezatonte kulturë. I rregullt dhe estetik në gjithçka. Rriti dhe edukoi djem dhe vajza me dije e kulturë, shoqërisht të dobishëm. Ai qe një qytetar model në qytetin e Peshkopisë dhe në Tiranë. Unë kisha raporte miqësore më të dhe ruaj kujtime shumë të mira, të cilat nuk është koha dhe rasti t’i rendis. Edhe këtë foto, me të cilën po ilustrojmë këtë nekrologji, e kam bërë unë me telefonin tim, para 3-4 muajsh, në një kafe këtu në lagjen tonë. Në tre libra të mi, Velo është personazh, me jeteshkrim dhe fotografi, si te: “Personalitetet e Dibrës”, “Pena e Dibrës” dhe “Historia e arsimit shqip në Dibër”, sepse ai ishte njeriu me kontribute të njohura si mësues e drejtor shkolle në Trebisht dhe në Klenjë, personalitet me kontribute në gazetarinë dibrane, si drejtues për shumë kohë i gazetës “Ushtima e Maleve”. Velo ishte jo vetëm një publicist, por edhe një shkrimtar i njohur në rrethet intelektuale dibrane e më gjerë.
Vërtetë u largua fizikisht, edhe pse nuk duam ta besojmë, por ai rron në mendjet dhe në zemrat e të afërmve dhe të njohurve të tij, në memorien gollobordase dhe dibrane, sepse la pas një kontribut të dukshëm dhe me vlera, si publicist dhe si autor i shumë kujtimeve për Dibrën dhe dibranët.
Me këtë rast, të dashur lexues, po ju përcjellim një jetëshkrim të shkurtër të të ndjerit Velo Cfarku:

U lind në fshatin Gjinovec të Gollobordës, më 5 maj 1935.
Pas mbarimit të shkollës Pedagogjike, më 1959, ka punuar si mësues në shkollën 7-vjeçare të Trebishtit.
Pastaj ka kryer edhe Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, për matematikë-fizikë dhe ka punuar për disa vite si drejtor shkolle e zone në shkollën 8-vjeçare të Klenjës.
Pasi kreu edhe Shkollën e Lartë të Partisë, punoi si instruktor në Komitetin e Partisë, deri në gusht të vitit 1973, kur u emërua kryeredaktor i gazetës “Ushtima e Maleve”, detyrë të cilën e kreu deri më 1981, kur shkoi në kursin e lartë të Filozofisë, ku ndoqi mësimet deri në vitin 1982.
Në vitet 1982-1985, qe instruktor për arsim-kulturën dhe shkencën në rrethin e Dibrës.
Nga viti 1985 deri në vitin 1991, ka qenë përsëri kryeredaktor i gazetës “Ushtima e Maleve” dhe gazetës “Dibra” deri te numri 14 i saj, viti 1991.
Është dekoruar me distinktivin “Mësues i dalluar“ dhe me medaljen “Naim Frashëri” të kl.II.
Ka botuar librat : “Golloborda në optikën e kohës” (2007) dhe “Një jetë mes dibranëve” (2009), “Të parën kemi Dibrën” (2011) dhe “ Mozaik episodesh dhe ngjyrash” (2017).

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Fatos DACI

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania