I dërgova djalit, që kam në kurbet
Bakllavanë e pjekur, mbushur me sherbet.
Dhe gjelin e detit, e bëra kallkan
Se do çaj dete, edhe oqean.
Dhe dy tre pagure, me verë e raki
Se i kemi bio, i bëjmë në shtëpi.
Dhe për vaj ulliri, nëna nuk harron
Ty ta kam nisur, plot një gallon.
Dhe djathë edhe gjizë, dhe dy vazo gjalpë
Kaq të nisi nëna, se do të nis prapë.
Tre kile ullinj, se vet i gatova
Janë në fund të çantës, për pak desh harrova.
Ndërsa për fasulet, mbusha një cakule
Ca i ke të bardha, ca i ke me lule
Të më falç o bir, s’kisha shumë leka
Të bleva cigare, pesë a gjasht steka.
Nga duhani plakut, mbusha rreth një kile
Është duhan i fortë, nuk e bën me hile.
Edhe kafe turke, të ka nisur nëna
Që të pish me gruan, kur kthehesh nga puna
Desha të të nisja,dhe ca gogozhare
Po i harroj nëna, atje në dritare
Nuk harrova bir, kam vënë dhe trahana
Të gatuajë nusja, haje për sabah.
Tridhjet kokrra vezë,të freskëta safi
Kaq të nisi nëna, vetëm për fëmi
Për të çuar çantën, taksi faturuam
Po te autobuzi,desh u ofenduam.
Se unë edhe plaku, nuk kishim takat
Te çonim valixhen,që ta hidhnim lart.
Po shyqyr shoferi, djal me takat
E mori valixhen, dhe e hodhi lart.
Pa vënë ndonjë gjë, mund të kem harruar
Falëm biri nënës, se jam e moshuar 🌹