Pas më shumë se 1 ore, lihet i lirë gazetari Sami Curri në Bulqizë
Falë insistimit të Unioni i Gazetareve Shqiptare , UGSH Qarku Dibër dhe kolegëve të mediave të ndryshme është lënë i lirë pas më shumë se 1 ore i shoqëruar, gazetari Sami Curri.
UGSH Qarku Dibër kërkoi një informacion zyrtar për arsyet e shoqërimit të kolegut Curri, por zyrtarisht nuk pati. Insistimi dhe solidarizimi i madh në mbështetje, bëri që blutë e Bulqizës ta lironin nga ambjentet e komisariatit gazetarin Sami Curri.
UGSH Qarku Dibër kërkon nga organet ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe sjelljen e policisë së Bulqizës gjatë zhvillimit të protestës së sotme që u finalizua vetëm me shoqërimin e një gazetari.