Ana është e vetmja vajzë nga Shqipëria që ka mbetur në Afganistan dhe që u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve.
Top-Channel shkruan se ndryshe nga çfarë u deklarua nga autoritetet shqiptare, se në vendin e pushtuar nga talebanët nuk ka asnjë shtetas shqiptar, Ana ka mbetur e bllokuar. Ajo është nga Tirana dhe punon në një organizatë ndërkombëtare.
Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur dhe për të ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit, në mënyrë që ajo të vijë drejt Shqipërisë.
Vijon…