30 vjeçe u bë ministre, Braçe mesazh për Themie Thomain: Kurrë në kaq vite jetë e punë…
Ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus.
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një mesazhi për humbjen e Thomait, e cila u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.
Braçe, teksa jep detaje nga jeta e Thomait, shkruan se ajo ishte një grua jashtëzakonisht e respektuar nga të gjithë.
“Kurrë në kaq vite jetë e punë,nuk kam hasur në atë zonë vlerësim për punen dhe njeriun, drejtuesën e ministren siç për Themie Thomain; Nga njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm e punëtorë të jashtëzakonshëm!”, shkruan Braçe.
Mesazhi i plotë i Erion Braçes
THEMIE THOMAI ISHTE NGA #DIVJAKA! Lindi në Goricaj të njësisë Gradishte, bashkia Divjakë në vitin e largët 1945, në një familje autoktone të Myzeqesë;
Jeta e saj u lidh me zonen, Myzeqenë, punën, bujqësinë, blektorinë aty;
Një nga vajzat e reja të jashtëzakonshme; 25 vjeç drejtoi një prej ekonomive më të medha bujqësore e blegtorale në vend, KEMISHTAJN;
30 vjeç u emërua ministre e Bujqësisë duke marrë përgjegjësinë e drejtimit të sektorit më kyç të vendit në prodhim dhe eksport!
Kurrë në kaq vite jetë e punë, nuk kam hasur në atë zonë vlerësim për punen dhe njeriun, drejtuesën e ministren siç për Themie Thomain; Nga njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm e punëtorë të jashtëzakonshëm!
Themie Thomai ishte ndryshe; E ditur, e zonja, e drejtë, e thjeshtë, punëtore, njeri në fund të fundit!
E nderuar zonjë; Ti po shkon me respektin e një zone të tërë! Një duartrokitje për punën e shërbimin tënd për njerëzit e zonës sonë!
Po kush ishte Themie Thomai?
Themie Thomani lindi në Goricaj të njësisë Gradishte, bashkia Divjakë në vitin e largët 1945, në një familje autoktone të Myzeqesë.
Thomai ka qenë ministre e Bujqësisë më jetëgjatë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Po ashtu, Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.