Kryeministri diskriminon personat me aftësi ndryshe duke i lënë në mëshirë të pushtetit vendor, por që këta të fundit nuk duan t’ja dijnë për atë që meritojnë dhe jo për mëshirë.
Kam mëse 1 muaj që rend në Drejtoritë e Shërbimit Social dhe tek pushteti vendor, për të kërkuar arsyen përse janë ndërprerë lekët e bashkisë personave me aftësi ndryshe që ndjekin shkollën e lartë. Mesa di për shkak të pandemisë, Universitetet nuk e kanë mbyllur ciklin e studimeve dhe paga e këtyre personave duhet të vazhdonte. Për një muaj rresht nga Drejtoria e Shërbimit Social na u premtua paga e 10 sepse shkolla ka 9 muaj, por për arsye pandemie u shtye me 1 muaj plus. Pas sorrollatjeve të gjata, i kam kërkuar zotërisë se duhet të më tregonte VKM ku të thuhet arsyeja e kësaj ndërprerje. Ky zotëri më nxjerr një bisedë telefonike ku thotë veproni sipas VKM përkatëse. İa kam rikërkuar VKM dhe më ka dhënë një VKM, ku nuk ka asnjë shpjegim lidhur me situatën konkrete as në fillim dhe as në pikë 13. Më poshtë keni dhe dokumenta ku nuk tregoi asgjë. Që do të thotë që pagesa duhet të vazhdojë. I bëj thirrje Robert Gajdës, Ministrisë, Drejtorisë së Shërbimit Social dhe Edi Ramës, të nxjerrin VKM dhe të detyrojë pushtetin vendor t’i rikthej paratë këtyre personave. Boll po talleni! Do vazhdojë dhe do ta ngre këtë problematik edhe më lart sepse nuk ka udhëzim të tillë nga Ministria si ky këtu poshtë, prandaj i them të vazhdojnë me pagesat…