Komisioni i Etikës vendosi këtë të mërkurë, 8 shkurt, përjashtimin me 10 ditë për 8 deputetë të PD-së.
Ata përjashtohen pasi në seancën e kaluar plenare, bllokuan foltoren e Kuvendit.
Kështu, me kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi deputetët:
Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.