8 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ekzekutimi i Gentian dhe Nezir Beqirit, prokuroria rihap hetimin për dy të ‘liderët’ e familjes Çapja, dyshohet se financuan dhe organizuan vrasjen (DOSJA me 14 detyrat)

by News Albania
18/01/2021
in Kronikë
0
Ekzekutimi i Gentian dhe Nezir Beqirit, prokuroria rihap hetimin për dy të ‘liderët’ e familjes Çapja, dyshohet se financuan dhe organizuan vrasjen (DOSJA me 14 detyrat)
221
VIEWS
Share on Facebook

Gjykata e Elbasanit i ka kërkuar prokurorisë të hetojë vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2012, duke i caktuar prokurorisë 14 detyra të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se prokuroria ka marrë urdhër nga gjykata që të marrë në pyetje dy anëtarë të fisit Çapja, Ardian dhe Florenc Çapja. Xhaxhai dhe nipi, të njohur edhe si ‘liderët’ e grupit Çapja duhet të japin sqarimet e tyre për dijeninë mbi ngjarjen e rëndë. 

Burimet po ashtu bëjnë me dije se gjyqtarja Enkeleda Kapedani i ka kërkuar prokurorisë të vërtetojë rrëfimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi dhe rolin e të arrestuarit Etien Cani. Po ashtu, gjykata i ka kërkuar prokurorisë të marrë në pyetje të motrën e Gentian Beqirit, dhe dy policë, të cilët në momentin që ndodhi ngjarja, kishin për detyrë të qëndronin në ruajtje të banesës së Gentian Beqirit.

Por ku doli emri i të fortëve të grupit Çapja?

Burime pbëjnë me dije se bazuar në vendimin e gjykatës, emrat e tyre kanë dalë në rrëfimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili ka rrëfyer se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Përveç marrjes në pyetje, pritet të bëhet edhe ballafaqimi i tyre me Ervis Bardhin dhe Etien Canin. 

Ndërkohë që gjykata i ka kërkuar prokurorisë të bashkojë hetimin edhe për Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, mik i familjes Çapja. Ndërsa efektivët e policisë do të mund të vërtetojnë me dëshminë  e tyre nëse Ervis Bardhi kishte hyrje-dalje në shtëpinë e Beqirit. Po ashtu pritet të hetohen edhe 2 takime që i penduari i drejtësisë ka rrëfyer. Ai thotë se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli. Prokuroria do të verifikojë edhe fshirjen e numrit të shasisë nga automjeti me të cilin u larguan nga vrasja Ervis Bardhi dhe Olsi Leku. 

BURIMI: DOSJA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania