Përfundon “SAGA” 1 vjeçare në seancën gjyqësore midis gazetarit, analistit Vladimir Muça dhe Policisë së Fierit.
Procesi nisi nën arsyetimi e “Kundërshtimit të Forcave të Rendi” të cilët u përpoqën të intimidonin gazetarin dhe analistin Muça në kryerjen e detyrës së tij.
Gjyqi përfundoj ditën e sotme ku dhe u zbulua patjetër pafajësia e gazetarit dhe se akuzuat e ngritura kundrejt tij ishin për shkak të detyrës.
Ndërkohë ish-drejtori I Policisë së Fierit I implikuar në çështjen “Bable” ku dhe shumë krerë të qeverisë u përmëndën në përgjimet e famshme, shtyn drejt një konflikti të “pistë” ku policia e shtetit do të përdorej për inate personale dhe hatërmbetjet nga shefat pas një lajmi të publikuar nga analisti Vladimir Muça.
Lajm i cili ngjalli jo pak debate në atë kohë, ndërkohë Analisti Vladimir Muça nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij personal Facebook ditën e sotme shprehe se “Nuk po shkruaj si triumfator sot sepse triumfator kam qene gjithmone pasi une rrotullohem gjithmone rreth reales rreth te vertetes!”
Postimi I Plotë
Procesi gjyqsor nje vjecar ndaj meje sot mori fund. Pese policet e ish-drejtorit te policise se Fierit Andon Babales sot humben procesin ndaj meje! Humben se te humbur i kam pas gjithmone ne mendjen time!..
Ju pershendes te gjitheve dhe nje lajm te sapo dale nga “furra” me shume qejf dua te ndaj me ju! Procesi im gjyqsor pas nje viti mori fund sot. Isha nen akuze per “kundershtim te forcave te rendit”. Kisha kundershtuar ca policë llumbra ne drejtorine e policise Fier. Ne fakt dhe pse kisha perballe kater pese kokrra policesh zhgarravina nuk isha ne ndonje kundershtim te ndonje urdheri te tyre. Njeri prej tyre me shau, une reagova ne menyren time. Jo vetem kaq! Kur ish drejtori i policise se Fierit shoku Andon kur me pa atehere ne oborr te policise patjeter ka ferkuar duart duke thene: “Me erdhe ne dore”! Dhe e dini pse? Sepse une ne te gjitha shkrimet e mia kur atij i plasi skandali ne Fier me Babalen nuk e citoja me emrin e tij te gjendjes civile ,por me emrin “bio” qe meritonte. E citoja “shoku Babales”.Me pak fjale kjo eshte historia 1vjecare. Une u izolova ne polici 10 ore e me shume , shoket e Babales bene kallzim ndaj meje!!! Sot kjo pune nëmori fund! Babalet humben! Nuk po shkruaj si triumfator sot sepse triumfator kam qene gjithmone pasi une rrotullohem gjithmone rreth reales rreth te vertetes!
Analisti & Gazetari Vladimir Muçaj njeherazi kryetar i UGSH-se Qarku Fier dhe editor i portalit newsalbania.al