Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendet më të fuqishëm të Bashkimit Europian marrin më shumë fonde nga projektet dhe kjo, jo për shkak të burimeve natyrore që kanë, por për shkak të dijes.
Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të prezantimit të Akademisë së Kodimit që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë, nga ‘TechnoSpace’, Rama tha se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me burime ujore, por që është i prapambetur. Referuar pikërisht burimeve ujore, kryeministri shtoi se në Shqipëri, uji mungon në rubinet dhe në çezma, por kur bie shi, përmbytemi dhe kjo ndodh nga padija.
“Nëse shohim vendet e Bashkimit Europian, vendet më të pasura thithin më shumë fonde. Jo se janë të forta dhe i marrin, por kanë më shumë dije. Kjo është me shuëm vend. Mund të kesh burime natyrore të jashtëzakonshme dhe mund të jesh i prapambdetur. Unë e bëj gjithmonë shembullin, ne jemi vendi i dytë më i pasur me burime ujore. Ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë për nga burimet ujore. Izraeli s’ka asnjë pikë uji. Ne kemi ujë me bollëk por nuk kemi kur na duhet në rubinet, na mungon në arë, ndërsa kur bie shi përmbytemi. Kjo është një histori e ndodhur nga padija. Prandaj unë besoj se këto aktivitete që po happen dje, sot e më tutje dhe e gjithë puna e bërë nga AKSHI është shumë herë më i madh në aspektin e përfitimit. Prandaj, edhe pse dje i bëmë falenderimet me mirënjohje për fondacionin, dua t’i përsëris edhe sot sepse nuk janë asnjëherë të mjaftueshme, për investime të tilla. Këtu 1 euro i investuar përkthehet në shumë më tepër, kohë më pas,”- tha Rama.