-Edi Paloka revoltohet keq me Ramën: Nga doli kjo miqësi e madhe me Afganistanin, o hipokrit?! Jo, ne kemi detyrime si vend i NATO-s!
Edi Paloka, nënkryetar i PD, e ka etiketuar Ramën “Hipokrit, arrogant dhe injorant njëkohësisht”, në deklaratat e tij të fundit lidhur me mikpritjen e qytetarëve afganë, që po largohen nga vendi i tyre prej talibanëve.
Paloka ka hedhur poshtë me revoltë, deklaratat e Ramës lidhur me arsyet e strehimit të këtyre refugjatëve politikë si dhe përfitimet personale që Rama po synon falë tyre, duke goditur direkt e në thelb: “Nga doli kjo miqësi kaq e madhe dhe e panjohur më parë me Afganistanin e për më tepër me detyrime?! Po tradita?! – ka ngritur pyetjen me ironi Paloka. – Pse nuk mbledhim gjithë refugjatët e emigrantët nëpër botë t’i sjellim në Shqipëri me që e kemi traditë?!”
“Në çdo gjë që bën edhe kur duket se po bën një vepër të mirë, e mbyt me negativitetin dhe ligësinë që ka në shpirtin e tij! – nënvizoi Paloka. – Në vend që të kërkonte falje për mungesën totale të transparencës në çështjen e refugjatëve afganë, pasi kjo u raportua nga Reuters, reagoi si gjithnjë me sulm, sharje e fyerje ndaj shqiptarëve e mediave.
U mburr në delir se ai e kishte orientuar NATO-n që të mendonte për refugjatët e nxitoi, i kompleksuar siç është, të deklarojë se nuk po e detyron kush për të marrë refugjatë!
Pas deklarimit të kreut të opozitës në përputhje me qendrimin e PD-së ndaj NATO-s e aleatëve, si intrigant e hileqar i payndyrë që është, vuri mediat e tij të deklamonin se “Basha mbështeti Ramën…” duke e kaluar në kanalin që i intereson këtë çështje. Basha, Berisha dhe PD janë ata që kanë anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe respektuan detyrimet dhe parimet e PD-së.
Sot del e me të njëjtën frymë konfliktuale, me arrogancë e injorancë, shkruan idiotësinë e radhës për këtë çështje! “Ne po i presim afganët jo se e kemi detyrim si anëtarë të NATO-s po se e kemi detyrim ndaj miqve tanë afganë!!! Jo se e kemi detyrim ndaj SHBA-së, po se na e kërkon tradita!!!”
Nga doli kjo miqësi kaq e madhe dhe e panjohur më parë me Afganistanin e për më tepër me detyrime?! Po tradita?! Pse nuk mbledhim gjithë refugjatët e emigrantët nëpër botë t’i sjellim në Shqipëri me që e kemi traditë?!
Jo mor defiçent; ne i presim pikërisht se kemi detyrime si anëtarë të NATO-s. I presim se kemi detyrime ndaj aleatëve dhe miqve tanë të Perëndimit dhe kjo është për t’u vlerësuar.
Ajo që duhet të bësh ti si qeveri, është të krijosh kushtet që dhe ata që vijnë të ndjehen mirë dhe shqiptarëve, që boll halle kanë e boll ua ke vështirësuar jetën, të mos ua vështirësosh më shumë. E kjo nuk bëhet duke nxjerrë nga konviktet studentët shqiptarë…I zi në gjithçka!” përfundoi Paloka.